Rreth pozicionit
Oxford hotel kerkon te punesoje: Ekonomiste / Financiare.
Detyrat
- Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes në programin Financa 5.
- Përgatitja dhe deklarimi i TVSH-së, librave të shitjes dhe blerjes.
- Ndjekja e detyrimeve fiskale dhe marrëdhënieve me institucionet shtetërore.
- Kryerja e pagesave dhe likuidimeve ndaj furnitorëve.
- Rakordimi i llogarive me klientët dhe furnitorët.
- Përgatitja dhe punimi i borderove mujore dhe listëpagesave.
- Përgatitja dhe administrimi i kontratave të punës.
- Administrimi i dosjeve të personelit, lejeve, mungesave dhe procedurave të punësimit/largimit.
- Përgatitja dhe dorëzimi i deklarimeve përkatëse, përfshirë ESIG 027.
Kualifikimet
- Diplomë në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi, eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
- Njohuri të mira në programin Financa 5, SelfCare dhe e-Filing, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
- Te njoh mire legjislacionin dhe kodin e punes.
Ne ofrojmë:
Ambient profesional, marrëdhënie korrekte pune dhe pagë sipas eksperiencës.
Shënime
Aplikimi te dergohet ne adresen e emailit me subjekt Aplikim për Ekonomiste / Financiare.:office@hoteloxford.al
Vetem persona qe do perzgjidhen per interviste do te njoftohen