Rreth pozicionit
Archistone kerkon te punesoje: Ekonomist/e
- Paga fillestare per 3 muajt e pare: 80.000 Leke neto/muaj me pas dakortesohet mes punedhenesit dhe punemarresit.
- Orari nga e hena ne te shtune 08:00 – 17:00
- Lejet vjetore sipas kodit te punes.
Detyrat
- Të ndjekë dhe të administrojë kontabilitetin e brendshëm të shoqërisë.
- Të kryejë regjistrimet kontabël të faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, arkës dhe bankës.
- Të ndjekë dhe të kontrollojë preventivat, faturat dhe likuidimet me klientët dhe furnitorët.
- Të kryejë rakordimet periodike me klientët dhe furnitorët.
- Të përgatisë raporte financiare ditore, javore dhe mujore për drejtuesit e shoqërisë, në lidhje me situatën faktike financiare.
- Të asistojë departamentin e shitjeve në përgatitjen e preventivave dhe ofertave për klientët.
- Të mbajë dhe të koordinojë marrëdhëniet me studion kontabël dhe studiot e tjera konsulente të shoqërisë.
- Të bashkëpunojë me partnerët konsulentë për mbarëvajtjen e proceseve financiare, ligjore dhe administrative të personelit të shoqërisë.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose degë të ngjashme.
- Të ketë njohuri të mira në përdorimin e programit financiar Financa 5
- Të zotërojë mirë paketën Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Të ketë aftësi të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
- Të jetë i/e saktë, korrekt/e dhe i/e përgjegjshëm/me në kryerjen e detyrave.
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip, duke respektuar afatet dhe konfidencialitetin e informacionit financiar.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën e emailit archistonealbania@gmail.com ose nëpërmjet WhatsApp në numrin +355 69 604 4111.
Do të merren në konsideratë vetëm aplikimet e shoqëruara me CV.